Live

HRW i jep kritika qeverisë së Erdoganit: Po burgos kundërshtarët politikë përpara zgjedhjeve

12:23 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Qeveria e presidentit turk Tajip Erdogan ka goditur disidentët dhe kundërshtarët politikë përpara zgjedhjeve turke, duke i censuruar dhe burgosur, sipas një deklaratë të Human Rights Watch (HRW).

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen në Turqi jo më vonë se mesi i qershorit, por Erdogan ka thënë se ato mund të mbahen më shpejt. Sondazhet tregojnë se partia e tij AKP, mund të humbasë pushtetin, të cilin e ka mbajtur për 20 vite.

Në raportin vjetor, grupi i të drejtave të njeriut tha se autoritetet turke po përdorin ligjet e censurës dhe dezinformimit të internetit për t’i mbyllur gojën medias së pavarur, opozitës dhe atyre që do e kundërshtojnë.

Qeveria ka kryer manovra shumë abuzive kundër opozitës politike, ka penguar protestat publike dhe ka burgosur dhe dënuar mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe kritikë të perceptuar përmes gjykatave që veprojnë sipas urdhrave politikë”, tha në Raporti i të Drejtave të Njeriut për Europën dhe Azinë Qendrore.

Në Raportin e saj Botëror, HRW thekson gjithashtu se në kohën e shkrimit të këtij raporti, të paktën 65 gazetarë dhe punonjës të medias në Turqi ishin në paraburgim ose vuanin dënime me burg për terrorizëm për shkak të punës së tyre gazetareske ose lidhjes së tyre me median.”

HRW i referohet gjithashtu dënimit të mbrojtësit të të drejtave të njeriut Osman Kavala me burgim të përjetshëm, i akuzuar për rrëzimin e qeverisë si dhe përdorimin nga autoritetet turke të akuzave për terrorizëm dhe shpifje kundër mbrojtësve të tjerë të të drejtave të njeriut, si kreu i Shoqata Mjekësore Turke Shembnem Korun Phinjanji. /Abc news

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...