Live

HRW: Pesë persona të komunitetit LGBT u sulmuan gjatë 2022-ës, përmendet edhe reagimi kundër nga figurat publike

10:35 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka publikuar raportin vjetor me rishikimin e të drejtave të njeriut në mbarë globin.

Një analizë e veçantë i është kushtuar “Orientimi seksual dhe identiteti gjinor”.

HRW përmend se gjatë 2022-ës u shënuan pesë raste të kërcënimeve ndaj komunitetit LGBT.

“Qendra për Barazi dhe Liri, një organizatë e shoqërisë civile që punon për personat lezbike, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) në Kosovë, regjistroi pesë raste kërcënimesh dhe sulmesh ndaj personave LGBT në Kosovë, katër prej të cilave kanë të bëjnë me dhunën nga anëtarë të familjes ose partnerë kundër personave transgjinorë”, thuhet në raport.

Në këtë raport u theksua edhe reagimi kundër këtij grupi nga figurat private e publike.

“Qendra shprehu shqetësime për deklaratat anti-LGBT nga figura private dhe publike, veçanërisht në rrjetet sociale”.

Ndërkohë përmendet se në mars, parlamenti i Kosovës hodhi poshtë legjislacionin që synonte të lejonte partneritetet civile të të njëjtës gjini.

Parada e Krenarisë në Kosovë u mbajt në qershor pa ndonjë incident të madh.

Në raportin e 33-të, HRW ka monitoruar gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 vende të botës, përfshirë Bosnjë dhe Hercegovinën (BeH), Kosovën dhe Serbinë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...