Live

Huawei akuzon SHBA-në për sulme kibernetike.

11:18 / 04 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Gjiganti teknologjik kinez Huawei në një deklaratë për shtyp, e cila u publikua të marten, tha se SHBA-ja ka kërcënuar punëtorët e kompanisë si dhe ka organizuar sulme kibernetike per tu infilturuar neë rrjetin e Huawei-it.

Huawei pretendon se SHBA-ja i ka ndaluar pjesëtarët e stafit të saj në menyrë ilegale si dhe në njoftimin e tyre thuhet se agjentët e FBI-së po iu bëjnë presion punëtorëve të kesaj kompanie duke iu shkuar në shtëpi për të marrë informata nga ata lidhur me kompaninë.

Firma e vendosur në listen e zezë të Shteteve të bashkuara të Amerikës asnjehere nuk dha deshmi per keto akuza.

Huawei ka qenë në qendër të mosmarrëveshjeve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.  

Shpërndaje në

U Kopjua