Live

Humb jetën një grua në një aksident trafiku në Mazgit

23:57 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:45 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit, ku si pasojë ka humbur jetën një grua dhe janë lënduar edhe katër persona të tjerë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor tëPK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë Daut HOxhaj për Klan Kosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua