Live

Humb jetën një këmbësor në Tiranë, u godit nga një kamion

14:28 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të martën në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku shtetasi K. F., duke drejtuar kamionin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua