Live

Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta aktori i njohur turk

15:38 / 01 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Eshte ndarë nga jeta aktori i njohur turk Tarik Unluoglu

“DHA” raporton se veterani i kinematografisë turke prej disa kohësh po kurohej në spital për një sëmundje në mushkëri.

Tarik Unluoglu ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 61-vjeçare.

Unluoglu së fundmi ka luajtur rolin e Unal Kaplan në serialin “Familja e Madhe”. Sipas medias turke ai ka luajtur  në këtë serial edhe gjatë kohës që kishte probleme shëndetësore.

Me përkeqësimin e shëndetit,  Unluoglu u detyrua të largohej nga seriali që vazhdon transmetimin e sezonit të 6-të në Turqi.

Tarik Unluoglu ka luajtur me dhjetëra role në teatër, filma dhe seriale, përfshirë edhe të famshmet “Lugina e Ujqërve” dhe “Familja e Madhe”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...