Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Dortmundit, Sevilla ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui.
Starti i dobët si në La Liga si në Ligën e Kampionëve i kushtoi me humbjen e vendit të punës trajnerit spanjoll, shkruan Gazeta Express.
Ai e lë Sevillan në vendin e tretë në grupin G me vetëm një pikë, pesë më pak se Dortmundi që zë pozitën e dytë.
Ndërkohë, në La Liga, Sevilla i ka punët edhe më keq.Andaluzianët gjenden në vendin e 17-të me vetëm pesë pikë nga shtatë ndeshje, duke regjistruar një fitore, dy barazime dhe katër humbje. /Gazeta Express/