Hungaria i është bashkuar nëntë udhëheqësve të tjerë të Bukureshtit në nënshkrimin e një deklarate të përbashkët për dënimin e pushtimit rus të Ukrainës, sipas një kopjeje të deklaratës së publikuar nga presidenca polake.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, u zotua të ruajë lidhjet me Moskën. Deklarata akuzon Rusinë se ka bërë një gabim me luftën.
Në deklaratë thuhet: “Ne, krerët e shtetit dhe qeverisë të Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, u takuam sot, një vit pasi Rusia filloi luftën ose agresionin e saj brutal dhe të paprovokuar kundër Ukrainës”.
Aty më tutje vazhdohet me akuza ndaj Rusisë se paraqet një “kërcënim të drejtpërdrejtë” për sigurinë aleate.
Orban ka pasur lidhje të ngushta me Putinin që para luftës dhe ka refuzuar të bashkohet me vendet e tjera të BE-së në dërgimin e armëve në Ukrainë.