Live

Hyri në fuqi Dekreti| Gjuha shqipe në uniformat e Policisë së Maqedonisë

14:52 / 27 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Kjo do të thotë se uniformat e policisë do të jenë edhe në gjuhën shqipe, edhe atë në kryeqytet (Shkup) dhe në komunat ku së paku 20 për qind e popullsisë janë të përkatësisë shqiptare.

Futja e shqipes në përdorim në uniforma ishte njëra prej çështjeve më të diskutuara gjatë debateve për ndryshimet në ligj, të cilat u rrumbullakësuan në vitin 2019.

Gjatë debatit në Kuvend pati edhe përplasje të tensionuara në mes partive politike.

Ndërkohë janë shpërndarë fotografi të uniformave të reja të Policisë, të cilat përveç në gjuhën maqedonase, do të jenë edhe në shqip dhe anglisht.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...