Live

Hyrja e Kroacisë në eurozonë, Macron uron në gjuhën kroate

21:12 / 01 Janar 2023

Nga Kosova Live

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar qytetarët e Kroacisë për hyrjen në eurozonë.

Në mesazhin drejtuar popullit të Kroacisë, ai nuk hezitoi t’i thotë disa fjalë në gjuhën kroate.

Të dashur miq kroatë, mirësevini në Evropë. Me ju eurozona do të jetë më e fuqishme dhe do të mbrojë qytetarët tanë në promovimin e Evropës në botë. Ky hap paraqet simbol të fuqishëm për projektin evropian dhe akoma na bashkon.

Kroacia në mënyrë të pavarur vendosi që edhe më shumë t’i bashkohet aventurës tonë evropiane. Së bashku do të këmbëngulim në lehtësimin e udhëtimeve, investimeve si dhe në lëvizjen e kapitalit”, theksoi ai ndër të tjera.

Kroacia është bërë shteti i 20-të anëtar i BE-së që hyri në Eurozonë dhe zëvendëson monedhën e saj kombëtare, kunën, me euron.

Shteti ballkanik është tashmë ekonomi shumë e “euroizuar” sepse më shumë se gjysma e kursimeve dhe kredive të brendshme janë në euro ndërsa më shumë se dy të tretat e shkëmbimeve ekonomike dhe i njëjti numër turistësh vijnë nga Eurozona.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...