Live

I burgosuri në Shënkoll dërgohet i pajetë në Spitalin e Lezhës

13:56 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një i burgosur 64-vjeçar në burgun e Shënkollit në Lezhë ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit.

I burgosuri kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet t’i ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Identiteti i viktimës nuk dihet ende. 

Shpërndaje në

U Kopjua