Live

“I duhen ilaçe specifike”, publikohet edhe një video që ngrit dyshime për sëmundjen e Luizit

18:16 / 27 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sëmundja e një prej banorëve të Big Brother Vip, Luiz Ejllit, bëri që e gjithë vëmendja e shqiptarëve të kthehej nga shtëpia më e famshme. A është Luiz i sëmurë apo jo? Kjo ishte pyetja që diskutohej kudo, kafe, ambiente pune, shtëpi, kudo ku shkoje.

Atëherë u tha se ai nuk është i sëmurë, duke bërë që kjo çështje të harrohej, por dyshimet se këngëtari ka probleme shëndetësore janë rikthyer sërish.

Mbrëmjen e kaluar Luizi ka qenë i sëmurë. Teksa të gjithë ishin duke u argëtuar në oborr, ai po qëndronte në dhomën e gjumit.

Fillimisht këngëtari filloi të dridhej, ku ishte këngëtarja Nita Latifi e cila e pa dhe iu afrua për të pyetur nëse ndihej mirë.

Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku dhe më pas është vizituar nga një doktor, dhe këtë nuk e zbuluan kamerat e shtëpisë, por ka qenë Maestro i cili e ka treguar gjatë një bisede me Kiarën, e cila i ka kërkuar që të mos e diskutojë këtë.

Në një video që është bërë virale në rrjet, Armaldo dëgjohet teksa i thotë moderatores: Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doktor

Gjithashtu, në një tjetër moment Kiara dëgjohet teksa i thotë Ermionës që të mos e shqetësojë Luizin dhe se atij i duhen ilaçe specifike.

Kiara: Nuk ke se çfarë i bën

Ermiona: Po kam unë moj ilaçe

Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tani do thjesht të rrijë të flejë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq

Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse s’ma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe

Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund ti japësh ilaçe të tjera

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...