Live

I nënshtrohet operimit njëra nga gratë e plagosura sot në Fushë-Kosovë

16:28 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së sotme, dy gra u sulmuan me armë zjarri në Fushë-Kosovë, në rrugën “Besa-Besë”.

Viktimat janë nënë e bijë, ndërsa të dyja tashmë gjenden në QKUK.

Nëna, e lindur në vitin 1959, tashmë ka hyrë në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik si pasojë e plagëve të marra në stomak dhe në ekstremitete.

Kurse e bija e saj, e lindur në vitin 1979, ka marrë vetëm lëndime të lehta në duar nga plumbi.

Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa ka thënë po ashtu se i dyshuari është identifikuar dhe po punohet në arrestimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua