Live

I riu nga Gjakova ia sheh sherrin TikTok-ut, Policia ia bastis shtëpinë pasi postoi video duke shtënë me armë

00:00 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjetin social TikTok shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, ata shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Sherrin ia TikTok-ut ia pa edhe një i ri në fshatin Damjan të Gjakovës, i cili përfundoi në Polici si pasojë e një videoje të publikuar ku shihej duke përdorur armë zjarri.

25-vjeçari i dyshuar kishte publikuar një video ku shihej duke shtënë disa herë në ajër me armë zjarri, pamje këto që vunë në lëvizje Policinë. I dyshuari u identifikua, me ç’rast njësitë policore zhvilluan bastisje në shtëpinë e tij.

Arma e përdorur nga i riu është konfiskuar, teksa me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.

Shpërndaje në

U Kopjua