I riu nga Shqipëria, Saimir Zefi, përmes një video është lidhur më televizionin Report.tv,nga burgu i Greqisë, ku ka pretenduar se është keqtrajtuar nga policët grek tash e pesë muaj.
Ai në këtë video shihet dukë mbajtur një qaforë mjekësore, pasi që sipas tij i janë lënduar unazat e qafës nga të rrahurat që i kanë bërë policët grekë.
Zefi, ka rrëfyer historinë e tij më policët grek, duke aluduar se nuk është lejuar as te dalë para gjykate.
‘’Nuk shkova në gjykatë sepse nuk më dërgoj policia e u dënova i morra pesë vite burg ishte për një muaj e gjysmë. U dënova në mungesë të personit, pa qenë unë. Dhe unë kërkova të drejtat e mia se perse nuk më kanë dërguar në gjykatë. Pastaj hyrën policët brenda, më kanë sakatuar, më kanë thyer unazat mbrapa qafës, jam kështu tash e një javë’’- ka deklaruar Zefi.
Ai ka deklaruar se kërkon vetëm të drejtat e tij dhe kërkon nga shteti shqiptar të i ndihmojë.
‘’Unë nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm të drejtat e mia dhe kërkoj nga shteti shqiptar që të më ndihmoj si shqiptar. Sepse këtu shqiptarët i dënojnë padrejtësisht, pa avokat, pa përkthyes pa asgjë. Unë i kamë të gjitha në video ato video i posedojnë prindërit e mi.’’– ka përfunduar deklaratën e tij.
I pranishëm më Saimir Zefin, ishte edhe një i burgosur tjetër nga Shqipëria, i cili deklaroj se gjendët padrejtësisht në burg dhe është duke u keqtrajtuar nga policia greke.
‘’Gjykata greke më ka dënuar më 20 vite burg pa pasur asnjë provë… Ne na lenë brenda pa asnjë provë na dënojnë vetëm pse jemi shqiptar. Kërkojmë nga shteti i Shqipërisë që të na ndihmojë.’’- tha ai.