Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rrahur disa persona në lokalin e tij, të martën rreth orës 01:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti në lokalin e tij kishte sulmuar disa persona,ku njërit prej tyre viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka rekomanduar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.