Live

I sëmuri psikik bën terror në stacionin e trenave në Bruksel, vret një polic me thikë

16:24 / 11 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Një person me sëmundje psikike shkaktoi terror në një stacion treni në qytetin e Brukselit në Belgjikë.

Ai vrau një polic dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë që zyrtarët belgë dyshojnë se është një akt terrorist, transmeton kosovalive.net

I dyshuari bërtiti ‘Allahu akbar’ ndërsa sulmoi dy oficerët pranë një stacioni treni në Bruksel, raportojnë mediat lokale.  

Mësohet se një oficeri u godit për vdekje me thikë në qafë, ndërsa tjetri u plagos. I dyshuari u plagos nga një oficer tjetër dhe u dërgua në spital.

Shpërndaje në

U Kopjua