Presidenca e Kosovës ka njoftuar se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar do të vije në Kosovë nesër.
Por më sa duke, presidenca ia ka huq duke ripërsëritur njoftimin e javës së shkuar, ku Escobar ishte në Prishtinë më 17 mars dhe u takuar me presidenten Vjosa Osmani një ditë para takimit në Ohër.
Nga presidenca kanë kërkuar ndjesë duke thënë se ka qenë një lëshim teknik.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023). Ju njoftojmë se kjo agjendë siç edhe është e cekur ka qenë për datën 17 mars, dhe se nuk është për nesër. Ju kërkojmë ndjesë për këtë lëshim dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!” – thuhet në njoftimin e presidencës.