Live

Ibrahim Gashi për tensionet në veri: Skenarë të Serbisë që të shtyhet marrëveshja përfundimtare

16:25 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Profesori i Historisë dhe Shkencave Politike, Ibrahim Gashi për kosovalive.net, ka analizuar zhvillimet e fundit të përshkallëzuara të sigurisë në veriun e Kosovës dhe rreth involvimit të Bashkësisë Ndërkomëtare dhe institucioneve tona në këtë pjesë të Kosovës.

Gashi tha se të gjitha këto mesazhe që vijnë si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe nga Brukseli janë të drejtuara nga Serbia, pasiqë është hera e parë që kemi një agravim të situatës në këtë nivel që nga viti 2011.

“Duke e parë reagimin shumë më serioz dhe gati të paparë deri më tani të partnerëve ndërkombëtar dhe SHBA-ve dhe duke parë këtë angazhim dhe shqetësimin që kanë ata për krejt procesin e shtetbërjes së Kosovës, unë konsideroj që edhe vizitat që pritet të ndodhin edhe të gjitha ato mesazhe që kanë ardhë prej Uashingtonit por edhe prej Brukselit janë të drejtuara nga Serbia sepse për herë të parë kemi një agravim të situatës të këtij niveli që në një farë mënyre pretendon ta kthejë gjendjen para vitit 2011, kur atëherë kemi pasur një konflikt të ngrirë” tha Gashi.

Tutje ai theksoi se është e vështirë të dihet qëllimi kryesor i Serbisë me këto provokime që po bëjnë, por në anën tjetër është e qartë që partnerët ndërkombëtarë janë të përkushtuar drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Edhe unë nuk e di saktësisht dhe është vështirë me e ditë se cili është qëllimi final i Serbisë me këtë provokim që po bën dhe me këtë inskenim të situatës atje por mbase si duket faktori ndërkombëtar është shumë më i përkushtuar për me u ul’ palët në dialog, për me lëviz në drejtim të marrëveshjes përfundimtare tashmë edhe ka dalë një plan i ndërmjetësve ndërkombëtar në këtë rast BE por të cilin e ka pranuar edhe SHBA” theksoi Gashi.

Përkundër gatishmërisë dhe përkrahjes së aleatëve ndërkombëtarë, sipas Gashit Serbia nuk është e gatshme që të përballet me njohjen e realitetit të ekzistimit të Kosovës si shtet, prandaj edhe Serbia provon që të krijoj situata në mënyrë që të shtyje marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

“Mbase Serbia nuk është shumë e gatshme që të ulet prandaj edhe provon me kriju situate që e largojnë mundësinë e uljes për të biseduar për një marrëveshje përfundimtare dhe mbase edhe me shpresën që mund të shihnin edhe skenarë të tjerë që do ishin më në favor për Serbinë por që unë nuk e besoj këtë të fundit por besoj që kjo ishte një tentim i Serbisë për ta shtyrë çështjen e marrëveshjes përfundimtare në një kohë kur as opinioni serb në Serbi dhe as klasa politike nuk janë të gatshëm me shku drejt një marrëveshje që edhe të përmendet njohja e Kosovës edhe me përmend  njohjen e realiteti të ekzistimit të një shteti, nuk janë të gatshëm” u shpreh profesor Ibrahim Gashi duke e vështruar situatën e fundit në veri./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...