Live

Ibrahimi: Martin Berishaj duhet të japë dorëheqje

22:21 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, vlerëson se ambasadori i Kosovës, në Kroaci, Martin Berishaj, duhet të japë dorëheqje.

Ibrahimi i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, ka thënë se Berishaj nuk mund të shërbej më në pozitën e ambasadorit dhe të kthehet në Kosovë për të mbrojtur pafajësinë e tij.

“Unë mendoj se më e mira do të ishte në këtë rast që zotëri Berishaj të jap dorëheqje, ai nuk mund të shërbej më në pozitën e ambasadorit duke pasur gjithë këtë mjegull në kokën e tij, dhe të vijë në Kosovë dhe të mbrojë pafajësinë. Nuk është duke i bërë nder pozitës së ambasadorit që është duke e mbajtur për momentin në Kroaci, pasi nuk mund të luajë rolin e vet dhe nuk duhet t’i vë në pozicion të vështirë edhe këta që e kanë emëruar. Po duket se nuk po guxojnë ta marrin atë hap për shkarkimin apo thirrjen e tij në Kosovë, sepse do ta merrnin fajin”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi potencoi se Qeveria e Kosovës dhe Presidenca janë në pozitë të vështirë, porsa i përket sipas tij, shkarkimit të Berishajt.

“Martin Berishaj duhet të jap versionin e vet ta jap mbrojtjen e vet dhe të shihet, gjithkush është i pafajshëm derisa të gjendet i fajshëm. Është e natyrshme se është bërë një skandal politik, dhe këtë opozita me të drejtën e saj normale, që do ta shfrytëzojë. Qeveria e Kosovës dhe presidenca janë në një pozicion në të vështirë, sepse nëse do ta shkarkonin në njëfarë mënyrë do ta pranonin fajin”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...