Duke analizuar negociatat në Rambuje, në shkurt të vitit 1999, Zoran Gjinxhiq propozoi si zgjidhje një “ndarje të re komunale”, e cila në fakt përfaqëson versionin e parë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zgjidhje që presidenti i atëhershëm i RFJ-së dhe kryenegociatori, Sllobodan Millosheviq, nuk e mbështeti.
Është interesante se në rolin e anëtarit të ekipit të Richard Holboork, shfaqej edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.
“Nëse Kosova nuk zgjidhet, do të ndizen pika të tjera të nxehta”, titullohej intervista që kryetari i PD-së Zoran Gjingjiq i kishte dhënë gazetës Danas në numrin e fundjavës së 27 dhe 28 shkurtit të vitit 1999, në mes të negociatave në Rambuje, transmeton Demokracia.com.
Ai në atë bisedë kishte analizuar shtrirjen e negociatave dhe si zgjidhje pati ofruar komunat serbe në Kosovë, ide shumë e ngjashme me Asociacionin që po negociohet sot.
Analiza e negociatave në Rambuje nga Zoran Gjingjiq:
“Mendoj se bashkësia ndërkombëtare ka blerë kohë për të ushtruar presion të mëtejshëm, në radhë të parë ndaj shqiptarëve. Nuk besoj se cilësisht mund të ndodhë asgjë, sepse negociatorët janë definitivisht të paaftë për të arritur ndonjë kompromis dhe nëse do t’u jepeshin njëqind vjet për të negociuar, ata do të ktheheshin në fillim.
Millosheviqi preferon Serbinë si Irakun në Evropë, gjëja më e rëndësishme për të është se çfarë ndikimi do të kenë ngjarjet në Kosovë në qeverinë e tij në Serbi, dhe jo se si duhet të funksionojë qeveria e tij për t’i përmirësuar gjërat në Kosovë.
Nëse trupat e huaja vijnë në Kosovë, është në interes të qeverisë së tij që Kosova të ndahet nga Serbia dhe që trupat e huaja të mos kenë ndonjë ndikim përtej kufijve të Kosovës, sepse kjo do ta rrëzonte në planin afatgjatë qeverinë e tij.
Millosheviqi mund të thërrasë çfarë të dojë, por në këtë rast, si në politikën e tij, do të vendosë forca. Holbrook nuk u zgjodh rastësisht si psikoterapist personal i Millosheviqit, sepse ai futi forcën në marrëveshje si një element që Millosheviqi pohoi në dhjetë vitet e tij në politikë. Sekreti i vetëm është se kush është gati të përdorë forcë më të madhe, nëse Millosheviqi është gati të ngulmojë deri në fund si Sadam Huseini”.
Gjingjiq propozoi një lloj Asociacioni në vitin 1999 dhe shpjegoi pse Millosheviq nuk donte të pranonte.
“Komunat serbe në Kosovë” titullohet blloku në të cilin kryetari i DS-së propozon zgjidhje:
“Ekipi i Partisë Demokratike, në bashkëpunim me lëvizjen e rezistencës serbe nga Kosova, Kishën Ortodokse Serbe, bënë versionin e tyre të zgjidhjes së problemit të Kosovës, që përfshin kantonizimin. Është bërë një hartë sipas regjistrave të tokës, e cila pjesërisht përkon me përbërjen etnike të popullsisë.
Ne kërkojmë që të bëhet një ndarje e re komunale sepse mendojmë se autonomia do të bazohet në vetëqeverisjen lokale komunale dhe dëshirojmë që vendbanimet serbe të formojnë komuna që do të lidhen drejtpërdrejt me Republikën me vetëqeverisjen e tyre.
Kjo do të ishte arsye që serbët të qëndrojnë në Kosovë, pasi nuk do të interesoheshin për sistemin e vetëqeverisjes lokale të propozuar nga Grupi i Kontaktit.
Kjo do të arrinte një fitim të dyfishtë, popullsia serbe do të merrte organet e veta të autonomisë dhe nuk do të majorizohej për sa i përket gjyqësorit, policisë dhe gjithçkaje që do të ketë si pushtet lokal. Do të sigurohej një lidhje e drejtpërdrejtë me Republikën, sepse për atë pjesë do të zbatohej legjislacioni i Republikës.
Unë fola me Hillin, Petriçin dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Kontaktit, të cilët për këtë arsye ishin mirëkuptues dhe thanë se nuk i shqetësonte, por ishte e rëndësishme që ata të vendosin disa të drejta për shqiptarët atje.
Natyrisht, ata mendojnë se duhet të vendosen disa të drejta edhe për serbët… Millosheviqi këmbëngul se të gjitha bashkësitë kombëtare janë të barabarta, vëllazëri dhe bashkim, nuk ka kombe, sepse komunizmi i tij manipulues mbështetet në fraza të karakterit të përgjithshëm që të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe pas kësaj fasade vendoset një marrëdhënie reale pushteti që nuk është e institucionalizuar sepse nuk njihet.
Kështu që Millosheviqi, duke u përpjekur të sjellë vëllazëri dhe bashkim mes egjiptianëve, malazezëve, serbëve, myslimanëve, shqiptarëve, turqve… do të bëjë që serbët të madhërohen sepse në realitet do të dominojnë 90 për qind e shqiptarëve.
Serbët nuk do të mbrohen sepse Millosheviqi nuk do ta pranojë se janë pakicë, Millosheviqi nuk pranoi ta përfshijë atë në propozimin serb, por mendoj se Artemije ia doli që të përfshijë një ide të ngjashme në planin e Grupit të Kontaktit në Uashington. /Demokracia.com/