Live

Ideja e profesorit amerikan dhe letra ‘e rrallë’ e Kurtit për Zelenskiyn: A mund t’i shpëtojë Kosova propozimit evropian?

10:34 / 05 Mars 2023

Nga Kosova Live

Me propozimin evropian që nuk jep kurrfarë garancie për thyrjen e status quo-së së rrezikshme me Serbinë, një ide duket se ndjell pak shpresë: përdorimi i autoritetit moral të Ukrainës. A ka ndonjë zhvillim në këtë drejtim?

Propozimi evropian është debatuar gjerësisht në Kosovë ditët e fundit, pasi u bë publik nga Bashkimi Evropian. Kosova e humbi qëllimin kryesor të saj në dialog, njohjen nga Serbia. Një gjë të tillë, edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi e quajti “koncesion të madh”. E përtej këtij koncesioni të madh, në propozim nuk kishte as garanci se Kosova do të merrte njohjet e pritura gjatë nga shtetet mos-njohëse në BE.

Profesori amerikan Edward P. Joseph duke e komentuar këtë propozim ngulfatës për Kosovën, që do ta linte Kosovën edhe pa kushtëzimin kryesor për të fituar njohjen (Asociacionin), kishte dhënë një ide para parlamentit britanik: të kërkohej njohja e Kosovës nga Ukraina.

Ukraina, autoritet moral

Është evidente se Ukraina ka fituar autoritet të madh moral tash e një vit për shkak të rezistencës frymësuese ndaj agresionit rus. Megjithatë, në lidhje me çështjen e Kosovës, edhe presidenti ukrainas Zelenskiy e edhe presidenti rus Putin vazhdojnë të mbajnë pozicion të njëjtë: nuk e njohin.

Profesori Joseph argumenton që me arritjen e njohjes nga Ukraina, shtetet mos-njohëse do të përballeshin me një pyetje fare të thjeshtë në realitetin e ri të krijuar: a jeni me Zelenskiyn apo me Putinin për Kosovën?

“Duke afirmuar pavarësinë e Kosovës dhe vlerat perëndimore që çuan në të, Kievi do të konfrontonte shtetet mosnjohëse me një zgjedhje binare: ose qëndroni me Zelenskiyn mbi Kosovën, ose qëndroni me Putinin.” – argumentonte ai.

Letra e Kurtit për Zelenskiyn

Disa ditë më pas, më 23 shkurt, Kurti do t’i çonte letër presidentit ukrainas Zelenskiy për një përvjetor të çuditshëm, atë të nisjes së luftës.

“…është e rrallë në histori që të dërgohet letër e lavdërimit te një president në përvjetorin e rezistencës së vazhdueshme të shtetit të tij,” – shkruante në paragrafin nisës të asaj letre, kryeministri.

Aty, Kurti i thurte edhe elozhe në nivel personal presidentit ukrainas.

“Nuk mund të ju dëshirojmë më shumë, sa i përket ndërgjegjes morale dhe politike, se sa aq sa keni bërë tashmë për një vid. Keni trimëruar popullin tuaj dhe sensin e tyre për liri.” – vazhdonte Kurti.

Në këtë letër, Zelenskiy i bënte me dije Zelenskiyt për dëshirën e Serbisë që të cenojë sovranitetin e Kosovës dhe të “na marrë shtëpitë tona”. Megjithatë, Kurti nuk i kërkonte presidentit ukrainas që ta bënte hapin e madh duke e njohur Kosovën.

Por, ani pse Kurti nuk ia kërkoi Zelenskiyt njohjen e Kosovës, një gjë të tillë ka kohë që e kërkon një deputet ukrainas: Oleksiy Goncharenko.

Ky i fundit madje edhe kishte dorëzuar në parlamentin ukrainas rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Putini

Prej nisjes së luftës në Ukrainë, presidenti rus e ka përmendur disa herë rastin e Kosovës.

Aneksimi i krahinave ukrainase është provuar të legjitimohet prej anës së tij, pikërisht duke përmendur rastin e shtetit tonë.

Ish-ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreqko Gjukiq, e ka parë një gjë të tillë si njohje të Kosovës nga Rusia.

“Putini në të vërtetë ka thënë që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe çdo gjë që Kosova ka bërë me sponsorët e saj,” – kishte thënë Gjukiq.

Propozimi evropian

Dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe PDK, po konsiderojnë që propozimi evropian përbën devijim nga qëllimet kryesore të Kosovës në dialog: njohja nga Serbia dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare.

As kryeministri Kurti me kryenegociatorin Bislimi nuk u treguan aq të zellshëm që ta mbronin propozimin në fjalë. As njëri e as tjetri nuk kanë treguar nëse kishin marrë garanci – qoftë në formë gojore – se do të arrihej njohja nga shtetet mos-njohëse të Kosovës në BE.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...