Personat e dyshuar të përfshirë në rastin e plagosjes së dy personave mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, janë identifikuar dhe aktualisht gjenden në arrati.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, prokuroria ka iniciuar rast për hetim, dhe siç tha ajo në koordinim me policinë është dukë i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme.
“Prokuroria ka iniciuar rast për hetim dhe në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë identifikuar, aktualisht gjenden në arrati”, ka thënë Ulaj për Telegrafin.
Ndërkaq, nga Qendra Klinike Universitare e Kosoëvs siç ka merr vesh Telegrafi dy të plagosurit janë duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë.
Ndërkaq, mbrëmjen e së hënën dy persona u plagosën në Prishtinë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Rastin e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Qamil Hoxha në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka tha Ahmeti.