Live

IFIMES: Dorëheqja e Haradinajt akt panevojshëm dhe manipulativ

18:11 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Instituti ndërkopmbëtar për studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (The International Institute for Middle-East and Balkan Studies –  FIMES) nga Slovenia,  e ka publikuar një raport për Kosovën, në të cilin janë dhënë krysisht komente për kryeministrin e dorëhequr Ramush Haradinaj.

Raporti hedh poshtë arsyet e pretenduara nga Haradinaj për dorëheqjen e tij nga posti, duke e quajtur aktin e tij si të panevojshëm.

“Dorëheqja e Haradinajt nuk është gjë tjetër pos manipulim. Është e qartë se ai është  marrë në pyetje nga dhomat e specializuara bazuar në përgjegjësinë e tij personale dhe Qeveria e shteti i Kosovës nuk janë të dyshuara në këtë rast. Ai është në dijeni për këtë, duke qenë se dy herë më parë është gjykuar për krime lufte”, thuhet në raportin e IFIMES.

Në vazhdim të analizës, thuhet se Haradinaj i ra pishman se u tërhoq nga posti i kryeministrit, e duke dashur të mbesë aty, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Sipas kësaj teorie, Haradinaj po tenton ta legalizojë vetën si kryeministër teknik.

Raporti e “godet” Haradinajn edeh për sjelljen e tij në Hagë ku u mbrojt në heshtje.

“Intervistimi i tij u bë më 25 korrik në Hagë. Ndryshe nga deklaratat e tij që theksonte se do ta mbronte Kosovën. Ai pranoi një këshillë ligjore që të mbrohej në heshtje, e që do të thotë se ai në Hagë mbrojti veten para Kosovës dhe UÇK-së”, thuhet në raport.

Sipas ligjit për Dhomat e Specializuara të Prokurorisë, i dyshuari ka të drejtë të informohet për të drejtat e tij, nëse ka indikacione se ai mund ta ketë kryer një krim e që është nën juridiksionin e Gjykatës Speciale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...