Live

Ikona e televizionit amerikan Barbara Walters vdes në moshën 93-vjeçare

08:46 / 31 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Barbara Walters, transmetuesja e lajmeve televizive, e njohur për shumë intervista historike e të guximshme, ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare.

Në vitin 1976, Walters iu bashkua ABC News, duke u bërë spikerja e parë grua në një program lajmesh në mbrëmje.

Bob Iger, CEO i The Walt Disney Company, e cila është kompania mëmë e ABC News, vlerësoi Waltersin si dikë që theu barrierat.

“Barbara ishte një legjendë e vërtetë, një pioniere jo vetëm për gratë në gazetari, por edhe për vetë gazetarinë. Ajo ishte një gazetare e veçantë, e cila realizoi shumë nga intervistat më të rëndësishme të kohës sonë, nga krerët e shteteve deri te personazhet më të famshëm dhe ikonat e sportit. Pata kënaqësinë ta quaja Barbarën një kolege për më shumë se tre dekada, por më e rëndësishmja, munda ta quaja një mike të dashur. Ajo do të na mungojë të gjithëve në The Walt Disney Company dhe ne i dërgojmë ngushëllimet tona më të thella vajzës së saj, Jacqueline”, tha Iger në një deklaratë të premten.

Në një karrierë që zgjati pesë dekada, Walters fitoi 12 çmime Emmy, 11 prej tyre kur ishte në ABC News, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...