Live

Imami Kujtim Hyseni: Flamurin Kombëtar nuk ka mundur t’a largoj armiku serb e nuk do t’a largojnë as grupet radikale

23:45 / 29 Nëntor 2022

Nga admin

Më 28 Nëntor, imami i xhamisë në fshatin Bellopojë të Komunës së Podujevës, në minaret e kësaj xhamie dhe në disa pjes të saj, vendosi disa flamuj kombëtar.

Por, ky veprim nuk i ka pëlqyr disa radikaleve islamik, ku më pas e kishin kërcënuar imamin Kujtim Hysenin.

Në një intervistë dhënë për Kosovalive.net, ai ka thënë se atij iu është kërkuar që t’i heq flamujt nga xhamia, pasi që sipas këtyre radikalëve shqiponja është krijuar nga zoti dhe është “haram” vendosja e saj nëminare të xhamisë.

“Për Bashkësinë Islame janë të njohura këto ideologji të tilla por deri në këtë masë që ti pengoj flamuri kombëtar nuk kemi pasur të theksuara më heret, gjoja se sipas tyre ky flamur ka një shqiponjë në mes, e është “haram”, e vendosja e këtij flamur në minare ata mendojn se i bëhet “shirk” zotit, sepse Zoti është i pashoq”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se këta radikal që nuk po iu pëlqen vendosja e flamujve kombëtar është e papranuar sepse mund të jenë nën ndikimin e celulave të ndryshme nuk do të doja të thoja serbe, mirëpo po ngjason me ta.

Imami i xhamisë në fshatin Bellopoj, Kujtim Hyseni e përmend dhe një rast nga këto lloj grupe radikale, ku u rrah edhe imami i fshatit Lupç.

I pyetur se në momentin se kur është zgjedhur si imam i kësaj xhamie, se a ka pasur informacione se ky fshat ka qenë çerdhe e ISIS’it, ai ka thënë se i ka dëgjuar edhe më parë për këto grupacione.

“Kam dëgjuar në këtë pjesë ka disa celula, mirëpo të tillët kanë bërë çerdhe, të cilët janë munduar që të thrrasin edhe shoqërit e tyre nga vendet e ndryshe e jo vetëm të Podujevës, mirëpo me ardhjen time si imam, po e shoh qysh nga dita e parë është një grup i madh i tyre që nuk i ka pëlqyr ardhja ime. Jemi munduar t’i mobilizojm të flasim, të sqarohemi me ta e t’iu tregojmë më saktësisht se cila është e vërteta. Ndjen keqardhje për ta që kanë hyrë në një botë të errët, e jo të cilësojm çdogjë haram siç është rasti i flamujve kombëtar. Këtë flamur nuk ka mundur ta largoj as armiku serb e nuk do të munden ta largoj askush tjetër”, ka thënë ai./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua