Live

Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia: Shqiponja aty po konsiderohet si haram

15:13 / 28 Nëntor 2022

Nga admin

Vendosja e flamujve kombëtar për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve.

Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni, i cili në një prononcim për Dukagjini, ka thënë se një grupacion i njerëzve të cilët ai i ka cilësuar si radikal, ka kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia.

Hyseni, po ashtu ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre shqiponja në të është “haram”.

Imami Hyseni, ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit.

Shpërndaje në

U Kopjua