Live

Imeri: Çështja Kosovë-Serbi proces i vështirë, Serbia nuk ka qenë e interesuar për zgjidhje

17:36 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ligjeruesi i UP-së ”Hasan Prishtina”, Dorajet Imeri në një intervistë për Kosovalive.net ka analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Imeri ka cilësuar se marrëveshja Kosovë-Serbi është një proces i vështirë.

“Bisedimet politike për çështjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi sigurisht që është një proces i vështirë sepse para vetes ka shumë marrëveshje të cilat janë arritur paraprakisht, të cilat nuk kanë gjetur një shkallë të zbatueshmërisë. Edhe për shkakun që palët kanë treguar qëndrime të ndryshme për objektivat të cilat dëshirojnë t’i përdor arrijnë por edhe për shkak se Serbia nuk ka qenë e interesuar për të prodhuar një zgjidhje politike me Kosovën ose ndoshta vetë zhvillimi i bisedimeve dhe vonimi i tyre ka qenë synimi që Serbia dëshiron të arrij”, tha Imeri.

Tutje, Dorajet Imeri ka analizuar edhe vizitat e emisarëve ndërkombëtarë duke thënë se ata e kanë synim zgjidhjen mës Kosovës dhe Serbisë./Kosovalive.net/

Video e plotë:

Shpërndaje në

U Kopjua