Live

Importonin dhe shisnin drogë në Selanik, në pranga dy shqiptarë

23:03 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Policia greke i ka dhënë një goditje të fortë grupeve të organizuara të trafikut të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se nga operacioni antidrogë janë arrestuar dy shqiptarë, një 42-vjeçar dhe një grua 44-vjeçare, të cilët akuzohen si pjesëtarë të një organizate kriminale.

Në një kontroll të kryer nga policia në një automjet privat pasagjerësh në zonën e Stavroupolit, i cili drejtohej nga 42-vjeçari, u gjetën 34 pako kanabis me peshë totale 35 kg e 692 gram.

Gjatë kontrollit që u bë në shtëpinë e tij, por edhe në shtëpinë e 44-vjeçares, në të njëjtin zonë, u gjetën 34 pako kanabis me peshë totale 38 kg e 117 gram, një peshore elektronike precize, materiale për paketim droge, 820 euro dhe dy celularë të përdorur për transaksionet e tyre të paligjshme.

Gjithashtu, janë konfiskuar edhe dy vetura private të përdorura nga personat e arrestuar për transportin e lëndës narkotike.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të arrestuarit ishin anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar që importonte sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria dhe roli i tyre ishte marrja, transportimi, fshehja dhe trafikimi i mëtejshëm i sasive të kanabisit.

Shpërndaje në

U Kopjua