Live

Incidentet në Veri| Gashi: Nuk ka pasur një parapërgatitje të institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar siguri

14:28 / 07 Dhjetor 2022

Nga admin

Situata në veri të vendit, nuk është aspak e qetë, e lidhur më këto edhe anëtarët e KQZ’së, janë të fokusuar në mbajtjen e zgjedhjeve nëse garantohet siguria në Veri të vendit.

Për kosovalive.net, ka folur anëtari i KQZ’së, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet mund të mbahen atje, në qoftë se do të garantohet siguria dhe se kjo është përgjegjësi e presidentes së Kosovës.

“Kjo është përgjegjësi ekskluzive e presidentes së Kosovës sepse ajo i shpall zgjedhjet, dhe mund të vije në ndonjë përfundim. Mendoj që zgjedhjet mund të mbahen atje, në qoftë se do të garantohet siguria”, ka thënë ai.

Situata e tashme e sigurisë në veri të vendit është përkeqësuar, ndërkaq lidhur me këtë Gashi thotë se nuk ka pasur një parapërgatitje të institucioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar më kohë perimetrin e sigurisë dhe kushtet për të vepruar atje.

“Nga situata që e kemi parë dje është vështirësuar bukur shumë operimi në atë pjesë të Republikës së Kosovës, do të thotë se siguria është e brishtë, ka cenim të rendit publik, ka pasur rrezikim të jetës së zyrtarëve tanë, e nuk ka pasur një parapërgatitje të institucioneve të Republikës së Kosovës për të siguruar më kohë perimetrin e sigurisë dhe kushtet për të vepruar atje. Nuk mund të them aktualisht se çfarë na pret e nesërmja dhe deri në që masë mund të krijohet një situatë e pasigurtë atje, por gjithmonë mendoj që ne do të jemi të gatshëm të kryejmë obligimet tona, për aq sa është e gatshme, e sa janë të gatshme institucioni tjera ti kryejnë obligimet e veta për të shtrirë sovranitetin dhe për të na krijuar kushtet e sigurisë për ti mbajtur zgjedhjet”, tha Gashi.

Ndër të tjera ai thotë se fletëvotimet ende  nuk janë shtypur.

“Nuk janë shtypur ende, janë proces që ndodhë sipas planit operacional qe e kemi, e kanë datën dhe ditën se kur ato do të shtypen”, ka thënë ai.

Veriu, mbrëmë ka qenë nën sulmin e granatave, për çka u shtuan edhe forcat e policisë së vendit, si dhe të KFOR-it e EULEX-it, për shkak se disa grupe të qytetarëve serbë në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz, shkruan Kosovaliv.net.

Nga hedhja e shortit doli kjo renditje: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovë 112, Lëvizja Vetëvendosje me numrin, 115 Partija Kosovskih Srba 113, ndërsa Sladjana Pantoviç, kandidate e pavarur për Komunën e Zveçanit me numrin 114.

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa zgjedhjet për kuvendet komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

Mbrëmë derisa zyrtarët komunalë zgjedhor bashkë me zyrtarët policorë tentuan të hynin në zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore kanë ndodhur shpërthime, të cilat u bë e ditur të kenë ardhur nga strukturat ilegale serbe në veri./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua