Mediumi serb që operon në Kosovë, Kosovo-Online ka publikuar pamjet e Audi Q5 për të cilin raportohet të jetë gjuajtur nga Policia e Kosovës, pasi goditën një makinë të Policisë së Kosovës
Milan Deleviq, njeriu që dyshohet të jetë i lënduar është i shtrirë në spitalin e Kralevës dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar edhe versionin zyrtar të ngjarjes, duke thënë se Policia u sulmua nga një veturë, që pretendohet të jetë kjo e tipit Q5.
Ngjarja ka ndodhur në Bistricë, teksa synohej ndalja e veturës gjegjëse.