Live

India me ndryshime kushtetuese synon ta aneksojë Kashmirin

16:12 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Qeveria e Indisë ka revokuar një nen të kushtetutës që i jep statusin special provincës Kashmir, një veprim i pa precedent që pritet t’i rris tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

BBC raporton se Pakistani ka dënuar vendimin e Indisë, duke thënë se do të “ushtrojë të gjitha opsionet e mundshme” për ta kundërshtuar  këtë veprim.

Artikulli 370, që u ofron Jamus dhe Kashmirit më shumë autonomi sesa vendeve tjera indiane, konsiderohet i ndjeshëm sepse është baza mbi të cilën Kashmiri i është bashkuar Indisë.

Ky vendim  i lejon Kashmirit një flamur të veçantë dhe pavarësi për të gjitha çështjet, përveç punëve të jashtme, mbrojtjes dhe komunikimeve.

Si India ashtu edhe Pakistani kanë pretendime për Kashmirin me shumicë myslimane, mirëpo kontrollojnë vetëm një pjesë të tij. Dy rivalët rajonalë kanë luftuar dy herë, si dhe janë përfshirë edhe në një tjetër konflikt më të vogël, për shkak të këtij territori. Në Kashmirin e administruar nga India ka pasur kryengritje kundër autoriteteve për me shume se 30 vjet.

Shpërndaje në

U Kopjua