Live

Infermieret u liruan, vajza e të moshuarës që u rrah në Pejë: Nëna ka ankth, dua drejtësi

17:40 / 28 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ditë më parë tri infermieret që u arrestuan për rrahjen e të moshuarës në qendrën Orenda në Pejë, u liruan.

E ky vendim i Gjykatës Supreme nuk i ka pëlqyer aspak vajzës së të moshuarës, Zhaneta Nura.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, Zhaneta Nura thotë se ajo dhe familja e saj i kanë dërguar një letër presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrisë së Drejtësisë, ku kërkon drejtësi për rastin e nënës së saj.

“Ato janë argëtuar me nënën time”, shprehet Zhaneta për tri infermieret që dhunuan dhe filmuan gruan e moshuar dhe që pak ditë më parë u lanë në gjendje të lirë.

Sipas Zhanetës, për shkak të dhunës që ka përjetuar në qendrën “Orenda”, nëna e saj po përjeton një gjendje ankthi.

“Ka ankth, shqetësime, të qara të vazhdueshme, ne po i qëndrojmë afër”.

Zhaneta iu përgjigj dhe kritikave të publikut për vendimin e saj për ta lënë nënën në qendrën e të moshuarve.

“Më ka bërë përshtypje që më shumë janë marrë me ne, se sa me një institucion që ka përdorur dhunë. Nuk e di nëse ka qenë institucion i torturave apo institucion që i trajton si duhet. Kam shumë për të thënë, por atyre që kanë thënë ashtu. Kurrkush nuk ka si të dijë situatën me persona me sëmundje te alzhajmerit që kërkojnë përkujdesje maksimale 24 orë në 24”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...