Live

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit të Sebahate Morinës

11:42 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin e gjerë publik se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Sot u zhvillua edhe një protestë nga QIKA, ku u kërkua shkarkimi i kryeprokurorit Kushtrim Munishi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...