Live

Inspektorati i largon nga tregu katër produkte ‘të rrezikshme për përdoruesit’

15:30 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut ka njoftuar se ka larguar nga tregu katwr produkte të cilat vlerësohet se paraqesin ‘rrezik serioz për përdoruesit’.

Sipas MINT, identifikimi i produkteve të pasigurta ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njëjtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...