Live

Inspektorati Punës: Degradimi i kryetarit te Sindikatës i jashtëligjshëm

18:58 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së ka njoftuar se Inspektorati Punës ka konstatuar shkelje ligjore dhe parregullsi me rastin e degradimit të Kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha, duke kërkuar nga RTK që brenda tetë ditëve t’i evitojë ato.

Sipas kësaj Sindikate, Inspektorati i Punës në Raportin Zyrtar me numër 01/08-03/2023 ka konstatuar se me rastin e degradimit të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së Fadil Hoxha, Radiotelevizioni i Kosovës ka kryer këto parregullsi:

Nxjerrja e vendimit për degradim është bërë nga pala e cila është inicuese dhe në të njejtën kohë edhe palë në procedurë.
Punëdhënësi ka sistemuar/ ulur në pozitë jashtëligjshëm kryetarin Hoxha në një pozitë pune e cila nuk është në harmoni me shkollimin dhe aftësistë e tij profesionale.
Vet akti i brendshëm/katalogu i vendeve të punës i RTK-së është i jashtligjshëm.
Këto parregullsi të Menaxhmentit të RTK-së sipas Inspektoratit të Punës janë në kundërshtim me:

  1. Rregulloren Nr. 0736/18 paragrafi 4 lidhur me dispozitën e Ligjit të Punës 03/L-2012 neni 86, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, lidhur e nenin 29, paragrafit 1, nënparagrafit 1.3 të ligjit 05/L-031.
  2. Ligjin e Punës 03/L-2012 neni 85, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, paragrafit 2 lidhur me nenin 11, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2.
  3. Ligjin e Punës Nr. 03/L-2012 neni 4, paragrafi lidhur me nenin 11, paragrafi 1.2.

Inspektorati i Punës kërkon nga RTK që brenda afatit tetë ditor t’i evitojë të gjitha parregullsitë e konstatuara nga IP-ja dhe për këtë ta njoftoj Inspektoratin e Punës. /Periskopi/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...