Live

Institucionet ‘jofunksionale’ të Mitrovicës së Veriut

23:08 / 31 Janar 2023

Nga Kosova Live

Se ku shpenzohet energji elektrike për ndriçim edhe ditën tashmë dihet.

Miliona euro nga Qeveri të ndryshme kanë shkuar në Mitrovicën Veriore për energji, sepse serbët lokal nuk e paguajnë atë tash e dy dekada.

Kjo është vetëm njëra, nga bojkotimet e shumta që qytetarët e Mitrovicës Veriore i bëjnë komunës në të cilën janë shumicë.

Kur shteti i Kosovës provon që kjo mos të ndodh, zakonisht ndodhin veprime ekstreme nga serbët lokal.

Barrikada, dorëheqje nga vendet e punës e sulme ndaj institucioneve.

Për shkak të këtyre veprimeve, edhe këtë të premte nuk kishte asnjë që mund të deklarohej për funksionimin e komunës.

Por jo të gjitha dorëheqjet po i beson Betim Osmani që është kandidat për kryetar në këtë komunë.

Andaj, duke aluduar të Adriana Hodziq thotë se ajo dhe dhjetëra persona të tjerë  te nacionalitetit serb marrin rrogë, pa ardhur në punë.

Osmani shton se përkundër kësaj qytetarët marrin shërbimet bazike.

Ardhjen apo mos ardhjen në punë, apo nëse dikush po e fsheh këtë, si hetime duhej t’i bënte prokuroria e këtij qyteti.

Por as në këtë institucion nuk kryhet shumë punë.

Njëjtë sikurse të komuna as këtu nuk ka kush të thotë dy fjalë për punën e prokurorisë.

Qytetarët prapa kamerave thonë se janë dërguar shumë ankesa, por rrallë herë kanë marrë veprime.

Kur, nuk funksionon prokuroria, gjykata ka edhe më pak punë.

As këtu askush nuk dëshiron të flas për punën e këtij institucioni.

Me dorëheqjet e zyrtarëve serbë, vendet e punës janë mbushur me të punësuar nga gjykatat e komunave tjera me shumicë shqiptare.

Për dallim nga institucionet tjera, stacioni i Policisë së Kosovës në veri është më aktivi.

Përveç patrullimeve të vazhdueshme ata kanë ndërmarrë edhe një hap tjetër që është duke vazhduar ende.

Se siguria është në nivel për të cilën përkujdeset Policia e Kosovës thotë edhe Skënder Sadiku, asamblist në këtë komunë.

Sipas tij problem mbetet mirëqenia e qytetarëve.

Edhe qytetarët shqiptarë nuk kryejnë disa nga obligimet në veri, pasi që nuk ka vende ku mund të kryhen ato.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...