Live

Intervista e parë e Milaim Zekes, kryetarit të partisë më të re

16:23 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Partia Atllantike e Milaim Zekës është subjekti politik më i ri i që sot  iu shtua  skenës politike në Kosove prandaj kosova.live bëri një intervistë të shkurtër me kryetarin Zeka. 

Për emërtimin Parti Atllantike ai ka këtë shpjegim.

Milaim Zeka: Emertimi ka ardh edhe që është pak unikat sepse nuk ka asnjë parti në vendet ballkanike që ka një emërtim të tillë.

kosova.live: Pra emri lidhet me Amerikën?

M.Z: Emri lidhet edhe me Bashkimin Evropian sepse unë jam shtetas evropian por lidhet edhe me Amerikën. (Mos t ja bejmë si Sërbia me kcy në Rusi). Ne  e kemi mirë që jemi në Evropë

kosova.live: Cilat janë objektivat e partisë suaj?

M.Z: Objetivat e partisë sonë janë absolut zgjedhja e problemeve sociale të qytetarëve të Kosovës. Ne do të merremi me cerdhe shkolla, spitale, me teatër etj. Kosova është i vetmi vend qe nuk ka sallë të koncerteve.

 Mjerimin e një kombi e një shteti e sheh në varresa,  dhe në teatro. Shikoni se nuk kemi varresa të rregulluara, teatri eshte inekzistent. E  ne do të orientohemi në hapjen e rrugëve për investime nga ana e mërgimtarve dhe të huajve me zero,  taksa heqja e tvsh në dogana.Thjeshte  kemi program social

 kosova.live : A keni parashikuar koalicionet e mundshme te partisë suaj?

M.Z: Ne koalicione parazgjedhore nuk bëjmë me parti që kanë qenë në pushtet

kosova.live: Pra keni vija të kuqe?

M.Z: Jo nuk kemi vija te kuqe mas zgjedhjeve po para zgjedhjeve . Ne skemi vija të kuqe ndaj askujt përpos vetes sonë. Deri me sot po shihet se asnjë parti nuk ka parime dhe asnjë parti nuk është nda me dikon për shkak të dallimeve, a për shkak të programit por për shkak të tenderave. Ne kemi parime,  principe por në zgjedhje do të shkojmë vetëm, jo me parti qe janë ne pushtet. Me parti të vogla mund të bashkohemi se kemi problem.

kosova.live : Zoteri Zeka, antarët e partisë suaj a janë personalitete të njohura për publikun?

M.Z: Kemi personalitete me zë . Në partinë tonë kemi  doktora , profersore, shkrimatare, ushtarake etj.

Kosova.live: A keni synime edhe drejtë postit të kryeministrit?

M.Z : Cdo parti që hyn në garë shkon për të fituar: Pra edhe edhe une.  Përndryshe nuk kisha hy në politikë.Synimi jonë është me ardhe në pushtet, me udhëheq Kosovën.

Shpërndaje në

U Kopjua