Trajneri i FC Prishtinës, Ismet Munishi në një intervistë për kosovalive.net ka treguar në lidhje me situatën e klubit nga kryeqyteti para fillimit të sezonit pranveror dhe raportimet e mediave se mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit.
Ai refuzoi të komentoi situatën në lidhje me mos licensimin e FFK-së deri tash nga ana e Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Munishi u shprehë se në sezonin vjeshtor që shkoi, ekipi i tij ka mundur që të arrij rezultate më të mira. Por, ai shtoi se duke e ditur me problemet që ka hyrë në këtë sezon klubi i Prishtinës, pozita e tretë në sezonin vjeshtor është e kënaqshme.
“Kemi mundur të arrijm rezultate edhe më të mira, por sido që të jetë, prej situatës që kemi ardhur mundem me thënë se është e kënaqshme pozita e tretë sepse kemi bërë shumë ndryshime në skuadër, shumë ndryshime në kuadrin e lojtarëve, ndoshta në disa momente, në disa ndeshje na ka penalizuar, tash në pranverë besoj se do të jemi më të fortë”, u shprehë ai fillimisht.
Munishi foli për mundësitë e Prishtinës që të fitoi titullin kampion dhe për synimin e skuadrës këtë sezon.
“Në futboll gjithçka është e mundur, por nuk guxojmë të mendojmë ashtu, ne duhet të fokusohemi që të luftojm për dalje në Evropë, është një kampionat shumë i vështirë dhe dalja në Evropë do të na stabilizonte shumë si klub. Pastaj mendoj se në vitin tjetër, do të kishim tentuar shumë fuqishëm titullin kampion. Ne do të luftojm secilën ndeshje, do të luftojm deri në fund,”, tha ai.
Trajneri i kryeqytetasve tutje komentoi fondin e lojtarëve që ka dhe për ardhjet e reja, sidomos për disa futbollistë të akademisë që kanë nënshkruar kontrata profesionale me Prishtinën.
Krejt në fund, Munishi komentoi raportimet e mediave në lidhje me atë se ai mund të shkarkohet gjatë pushimit dimëror nga pozita e trajnerit të Prishtinës.
“Nuk mirrem, jam i koncetruar në punë, të gjithë e dinë në çfarë gjendje e kam marr skuadrën. Ndoshta edhe ka pas diçka të vërtetë aty, ndoshta edhe jo, por nuk jam marr shumë. Unë e kam një kontratë e cila është valide, e kemi bërë një projekt dy vjeçar, pas dy vjete do ulemi me kryesin dhe ta shohim se çka kemi bërë, mirëpo nuk është se mirrem shumë se çka ndodh nëpër cepe të kafeneve, nuk jam marr kurrë me këto gjëra, as nuk merrem”, tha Munishi në fund.
Prishtina momentalisht gjendet në vendin e tretë në tabelën e Superligës, 11 pikë prapa Dritës dhe Ballkanit.
Në pozitën që është tani Prishtina, kualifikohet në garat evropiane./kosovalive.net/