Live

Investimet në kompleksin “Adem Jashari”, Qeveria do të shpallë konkurs ndërkombëtar

11:26 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

Qeveria do të investojë për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe për këtë do të shpallet një konkurs ndërkombëtar.

Në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit u miratua vendimi për aprovimin e kritereve, kushteve për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, dha më shumë detaje në mbledhjen e Qeverisë.Kjo ishte pika e parë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë në 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari se kanë qëllim ta shndërrojnë këtë fshat në “peizash kulturor historik”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...