Live

IPK nis hetimet për zyrtarët policorë nën dyshimet për neglizhencë të rastit ndaj Sokol Halilit

15:52 / 01 Dhjetor 2022

Nga admin

Gruaja shtatzënë e moshës 35 vjeçare, Hamide Magashi është vrarë mbrëmë para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, ku ishte shkuar për të kryer lindjen.

Ndërkaq, Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar urdhër mbrojtje për të. Ndërsa, i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes, Sokol Halili ndodhet në arrati, shkruan Kosovalive.net.

I dyshuari për vrasje është Sokol Halili, me të cilin viktima ishte në prag të divorcit. Pas vrasjes, ai ka ikur dhe ende ndodhet në arrati.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00, derisa Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin në orën 19:00.

Lidhur me këtë ngjarje Kosovalive.net, ka kontaktuar zëdhënësin e Inspektoratit Policor, Arbër Beka, se a është iniciuar rast nga Inspektorati Policor, ndaj atyre policëve të cilët e kanë pasur rastin e të dyshuarit.

Beka ka deklaruar se sipas sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga departamentet operative të IPK-së

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga  departamentet operative  të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, ka deklaruar Beka.

Ndër të tjera ia ka shtuar se Veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Veprimet tjera do të ndërmerren bazuar në autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me institucionet tjera relevante”, ka shtuar ai./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...