Live

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, dyshohet për kanosje

16:12 / 03 Janar 2023

Nga Kosova Live

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i angazhuar me detyrë në Prizren.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, tha se zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje”.

“Veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe koordinimin me prokurorinë kompetente”, tha Beka.

Shpërndaje në

U Kopjua