Live

Iran: Policia qëllon për vdekje dy fëmijë

23:22 / 17 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Dy fëmijë të moshës 9 dhe 14 vjeç janë qëlluar për vdekje nga forcat policore në Iran gjatë protestave që kanë tronditur vendin prej dy muajsh.

BBC raporton se forcat policore të sigurisë qëlluan drejtpërdrejt me armë zjarri dy djemtë, Kian Pirflak, nëntë vjeç dhe Sepehr Maghsudi 14 vjeç.

Familja e nëntë vjeçarit ka thënë për BBC Persian se djali ndodhej në makinë me babanë e tij kur policia hapi zjarr.- Advertisement –

Djali është goditur në gjoks dhe ka ndërruar jetë në vend, ndërsa babai i tij është goditur në shpinë dhe ndodhet në spital.

Një burim pranë familjes së 14-vjeçarit që gjithashtu mbeti i vrarë tha se i riu është goditur nga një plumb në kokë.

Demonstratat në të gjithë vendin po zhvillohen pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsha Amini nga Policia e Moralit, pasi sipas policisë 22-vjeçarja nuk kishte vendosur siç duhej shaminë.

Sakaq mësohet se të paktën 362 persona janë vrarë që nga mesi i shtatorit deri më tani në protestat, ndërsa 16,000 janë arrestuar.

Shpërndaje në

U Kopjua