Live

Irani arreston 17 persona, thotë se janë agjentë të CIA-së

07:46 / 23 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Autoritetet në Iran kanë arrestuar 17 persona për të cilët thotë se janë spiunë që po punonin për agjencinë e intelegjencës amerikane CIA. Irani ka dënuar disa prej tyre me vdekje. Në anën tjetër presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë pretendimet, duke thënë raportimet e Iranit se kanë zënë spiunë të CIA-s, “janë totalisht të rreme”.

“ Aspak të vërteta. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse në rastin e rrëzimit të dronit) të krijuar nga regjimi fetar që është duke dështuar dhe nuk e di si të veprojë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Deklarata e presidentit Trump vjen në kohën e ngritjes së tensioneve në mes të Perëndimit dhe Iranit, prej kur sanksionet amerikane kanë nisur së zbatuari kundër Teheranit.

Ministria iraniane e Inteligjencës ka thënë një ditë më parë se agjencitë iraniane të sigurisë kanë “shkatërruar me sukses” atë që e kanë cilësuar si “rrjet të spiunimit” të CIA-s më 18 korrik. “Disa janë dënuar me vdekje dhe disa me burgim afatgjatë”, ka thënë një zyrtar i sigurisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Javën e kaluar Irani ka kapur një anije britanike në Ngushticën e Hormuzit, duke konsideruar se lëvizja e saj ka qenë “në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare

Shpërndaje në

U Kopjua