Live

Irani ekzekuton Akbarin, ish-zëvendësministrin e mbrojtjes

08:26 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Alireza Akbari, me shtetësi britaneze dhe iraniane, i cili u dënua me vdekje në Iran, është ekzekutuar, thonë mediat shtetërorë të Iranit.

Familja e tij kanë kërkuar të shkojnë në vizitën e fundit të mërkurën dhe gruaja e tij tha se ai është dërguar në qeli të izoluar, raporton BBC, përcjell Klankosova.tv.

Akbari, ish-zëvendësministër i mbrojtjes të Iranit u arrestua në vitin 2019 dhe u dënua me akuza se spiunoi për Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka ftuar ta ndalojë ekzekutimin dhe menjëherë ta lirojë.

Sekretari i jashtëm britanik, James Cleverly të premten paralajmëroi se “Irani nuk duhet të ndjekë përmes kërcënimit brutal të ekzekutimit. Ky akt është i motivuar politikisht nga regjimi barbarik që ka mospërfillje të plotë për jetën e njeriut”.

Mediumi zyrtar i gjyqësorit iranian “Mizan” raportoi gjithashtu se Alireza Akbari ishte varur, pa dhënë një datë të saktë për ekzekutimin.

Irani postoi një video të zotit Akbari këtë javë duke treguar atë që dukej të ishte rrëfim i detyruar.

BBC Persian transmetoi një audio mezazh të mërkurën nga zoti Akbari, në të cilin ai tha se ishte torturuar dhe detyruar të rrëfente në kamera për krimet që nuk i kishte kryer.

Shpërndaje në

U Kopjua