Live

Irani raportohet se ka shpërbërë policinë e moralit

13:49 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Irani ka shpërbërë policinë e tij të moralit, në mes të protestave që po vazhdojnë pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, tha kryeprokurori iranian.

Amini vdiq në shtator në Teheran, pasi ishte arrestuar nga policia e moralit, nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Media shtetërore iraniane, IRNA, më 4 dhjetor citoi Mohammad Jafar Montazerin të ketë thënë se “policia e moralit nuk ka asgjë të bëjë me gjyqësorin”. Montazeri iu përgjigj kështu pyetjes se “pse policia e moralit po mbyllej”.

Patrullat kundërthënëse të policisë së moralit nisën më 2006, nën udhëheqjen e presidentit të linjës së ashpër, Mahmud Ahmadinejad, me qëllim që të zbatoheshin rregullat e veshjes islame, veçanërisht të mbajtjes së hixhabit.

Ky ekip policisë, me uniforma të gjelbra, fillimisht kishin lëshuar paralajmërime, por më pas nisën të arrestonin gratë që pretendonin se kishin shkelur rregullat.

Montazeri deklaroi një ditë më parë se Parlamenti dhe gjyqësori po “punonin” lidhur me atë se nëse ligji, që u kërkon grave të mbajnë hixhabin në publik, duhet të ndryshohet. Ai shtoi se “rezultatet do të shihen për një ose dy javë”.

Më 3 dhjetor, Qeveria iraniane tha se më shumë se 200 persona janë vrarë në protestat që shpërthyen pas vdekjes së Aminit në shtator. Shtetet e Bashkuara dhe grupet për të drejtat e njeriut në Iran kanë thënë se protestat janë shndërruar në një prej sfidave më serioze për pushtetin iranian që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Në një intervistë të dhënë për televizionin shtetëror iranian më 4 dhjetor, zëvendësministri i Sigurisë, Majid Mirahmadi, tha se “shkaku kryesor” i protestave nuk kishte të bënte me ekonominë.

“Ky është një prej shkaqeve, por nuk është shkaku kryesor”, tha Mirahmadi. “Është protestë kundër padrejtësisë”.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, tha më 3 dhjetor se themelet islamike të Iranit janë të përfshira në Kushtetutë.

“Por, ka metoda të zbatimit të Kushtetutës që mund të jenë fleksibile”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...