Live

Mustafa rizgjidhet në krye të LDK-së, Sejdiu e quan kuvend komunist

11:25 / 03 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Isa Mustafa e ka marrë besimin e shumicsë së delgatëve të Kuvendit  që ta prijë Lidhjen Demokratike të Kosovsë  (LDK) është për një madnat 4-vjeçar. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat. Mustafa e ka kaluar pragun e 50+1 për qind e delegatëve për të hyrë në garën për Kryetar të Partisë.

Përderisa Mustfa po e nis mandatin e tretë për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu s’është lejuar as të kandidoi pasi s’ka pasur nënshkrimet e më shumë se gjysmës së delegateve.

Sejdiu kishte kërkuar që mos të ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës. E pas fjalës së tij para delegatëve Sejdiu është shprehur se LDK nuk mund të hecë përpara në këtë mënyrë Ai se e ka lëshuar Kuvendin Zgjedhor, raporton Gazeta Express.

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këto ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi një shenjë të keqe. Kam provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth cështjes për kryetarin kondensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kam marrë një të tillë”, ka deklaruar Sejdiu

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli është prononcuar para mediave pasi ka folur rreth zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së. Tërmkolli ka thënë se ky Kuvendi Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste.

“Mund të them me keqardhje, sot ndodhi nje veprim shumë i rëndë, që as në komunizëm nuk është vepruar kështu. As fjala nuk mu dha. Sepse në krye të LDK-së e kemi ministrin e Rrahman Morinës”,  është shprehur Tërmkolli.

Tërmkolli ka thënë se zhvillimi i këtij kuvendi është i ngjashëm me metodat e shërbimeve të fshehta.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...