Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka arritur në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ai aty do të takohet me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën.
Në takim po merr pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Meta sot po qëndron në Kosovë dhe pas këtij takimi pritet që të vizitojë familjen Abazi në Gjilan të cilët humbën dy djem në tërmetin që ndodhi në Shqipëri.