Profesori i shkencave politike në vend Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic” thotë se LDK do të insistojë ta marrë koalicionin NISMA-AKR në qeveri.
Spahiu thekson se kjo i intereson Isa Mustafës që të mund të ketë numrin e nevojshëm të votave për postin e presidentit raporton Gazeta Blic.
“ Eshtë e qartë që LDK do të insistojë që në koalicion të jetë dhe Nisma dhe AKR për faktin jo se qeveria nuk mund të themelohet pa ta, pasi me numrin e deputetëve të komuniteteve pakicë do të mund të bëhet fare lehtë qeveria mes LDK dhe LVV por Isa Mustafës i intereson të ketë numrin e mjaftueshëm prej 80 votash për postin e Presidetit. Nëse Nisma do të jetë në opozitë, Isa Mustafës nuk do ti bëhet numri i mjaftueshëmi votave për tu zgjedhur president edhe nëse Lista Serbe bie dakord ta votojë Isa Mustafën për president.Nëse do ta ketë Nismën në koalicion së bashku me minoritet joserbe i mbërrin rreth 73 deputetë , dhe Isa Mustafës i mbetet vetëm të bindë Listën Serbe për ta votuar dhe i bëhen 83 deputetë të nevojshëm për postin e presidentit” thotë Spahiu.
Spahiu thekson se prezenca e Nismës në Qeveri do të prishë matematikat e Albin Kurtit.
“LDK-ja do të insistojë që NISMA të jetë pjesë e koalicionit dhe Albin Kurtit do t’ja prishë matematikat e tij rreth përbërjes së qeverisë, luftimit të korrupsinot,si dhe shumë qëndrimeve të tij. Edhe presidenti do ta bëjë lojën e vet që ky proces të zvarritet sa më shumë pasi është në interesin e tij personal.Nëse LDK dhe LVV nuk merren vesh për qështjen e presidentit ajo i intereson atij por edhe nëse ato merren vesh atij do ti interesojë që kjo të zgjasë sa më shumë dhe të presë ndonjë gabim të Albin Kurtit për të humbur besimin e tij nga ana e amerikanëve. 80 % e gjërave janë pajtur LDK dhe VV po këto janë gjëra parimore që i intereson më shumë VV, por kur të flitet për emrat konkretë do të fillojnë problemet”.
Kujtojmë se me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme koalicioni Nisma-AKR do të jetë pjesë e Kuvendit.