Live

Ish-deputeti i LVV-së kritikon Qeverinë: Pushteti po i shndërron qytetarët në refugjatë

11:29 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli ka thënë se Qeveria e Kosovës me kërkesën që qytetarëve t’u lejohet hyrja në Gjermani me pasaportë me afat të skaduar, po i shndërron ata në refugjatë.

Kasolli në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se pushteti do të mbahet mend për këtë akt të “pashembullt të abuzimit”.

“Pra ky pushtet do mbahet mend edhe për ketë akt te pashembullt te abuzimit. Shndërrimin e qytetareve te saj ne refugjate, për shkak te privimit te tyre nga dokumentet e udhëtimit. Diçka e papare dhe pa dëgjuar ne historinë e sistemeve demokratike”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kasollit, pa ndërhyrje:

Nje qytetar pa pasaport jashte vendit te tij shnderrohet ne refugjat. Kete konvertim askush nuk e kishte verejtur me mire se shkrimtari i njohur S. Cvajg ne vepren e tij “ Bota e djeshme”. Ai tregon se si zhvleftesimi i pasaportes se deri atehershme austriake kishte shenuar nje moment dramatik ne jeten e tij. Papritmas thote ai nga “qytetar u bera refugjat”.

Qeveria e Kosoves me paaftesine e saj per t’i pajisur me kete dokument qytetaret e saj, atyre brenda eshte duke ua shkelur te drejten elementare te levizjes duke i getoizuar edhe me shume, kurse ata qe ndodhen jashte vendit po i shnderron ne refugjate.

Pra ky pushtet do mbahet mend edhe per kete akt te pashemnullt te abuzimit. Shnderrimin e qytetareve te saj ne refugjate, per shkak te privimit te tyre nga dokumentet e udhetimit. Dicka e papare dhe pa degjuar ne historine e sistemeve demokratike.

Shpërndaje në

U Kopjua